Vidhnin kasaforta e bankomate, si u kapën 3 shqiptarët në Australi

Jan 24, 2016 | 10:56
SHPËRNDAJE

Ata arritën në Melburn si turistë. Por shumë shpejt, tre shqiptarët nisën aktivitetin e tyre kriminal duke grabitur nga bankomatet dhe kasafortat shuma të mëdha parash.

Deri në kohën që ata u arrestuan, policia pretendon se ata janë autorët e grabitjes së më shumë se 580.000 $ nga Victoria deri në NSW dhe Queensland.

ff10bc5c8eea7ffd87de0d5f9ec70748

Bëhet fjalë për një shtetas të huaj, i quajtur Aniello Vinciguerra, i cili në bashkëpunim me tre shqiptarët Simon Sheu, Gjergi “George” Nika and Marsel Boka tani janë prapa hekurave dhe përballen me akuzat për 82 raste grabitjesh.

e7116bcd7b6ce2c4975fcd3f37c08256

Pasi shqiptarët mbërritën në Australi me familjet e tyre me viza turistike në vitin 2012 dhe u vendosën në Tullamarine, Victoria, pavarësisht se nuk ishin në gjendje të punonin në mënyrë të ligjshme, policia pasi u ka ekzaminuar të dhënat bankare, pa se në emër të tyre kishte pasuri të konsiderueshme, shuma të cilat nuk justifikoheshin se si ishin siguruar”.

Policia ende nuk ka përcaktuar rolin specifik të secilit prej tyre në bandën e plaçkitësve.

Por hetuesit pretendojnë se janë pjesë e një organizate të përbashkët kriminale, në të gjitha grabitjet.

cbc949ab13746a54dc1be585bd02b352-640x480

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura