Vidhet dy herë brenda muajit Ministria e Brendshme, reagon Policia: Ja çfarë morën

Oct 3, 2019 | 14:20
SHPËRNDAJE

minis

Policia e Tiranës konfirmon lajmin se në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të Ministrisë së Brendshme, ka pasir grabitje.

“Në rrugën e “Kavajës”, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të MB, disa pajisje elektronike të dala jashtë përdorimit, të cilat ishin për tu asgjësuar”, thane blute.

Sipas tyre, autori eshte i paidentifikuar po “po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

Materialet janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja” .

Me heret Tch raportoi se dyshohet se nga parku janë marrë kondicionerë, printer, skanera dhe se burimet pranë prokurorisë kishin konfirmuar jo zyrtarisht se kjo është ngjarja e dytë brenda muajit pasi në fillim të muajit aty janë marrë edhe sende të tjera si pjesë makinash.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura