VIDEOT PIKANTE/ Bleona nudo para Çanit, Rama tallet me Nokën. Shthuret Zheji: Mos ia q** ropt!

Jun 14, 2016 | 8:33
SHPËRNDAJE

Çdo të dielë në orën 12.00 Panorama Online do publikojë një përmbledhje të videove më pikante të javës.

Këtë javë, protagonist kryesor është bërë kryeministri Rama, me batutat e tij në Kuvend. Rama u vu në qendër të vëmendjes me replikat e së enjtes në Kuvend, kur u fërkua me deputetin demokrat, Flamur Noka.

Ai lëshoi batuta për opozitën, pas dështimit të negociatave për reformën në drejtësi, çka acaroi së tepërmi opozitën, dhe në veçanti deputetin Noka.

Ky i fundit u ngrit nga vendi dhe tentoi që ta largonte Ramën nga podiumi, deri sa drejtuesja e seancës e ndërpreu atë.

Rama gjithashtu është bërë protagonist në intervistën e dhënë pas ndeshjes Shqipëri –Zvicër. Dy tifozë pas shpinës së tij, provokojnë me dy gishta lart, përshëndetja simbol e Partisë Demokratike.

Vend në këtë klip zë edhe biseda live e Artur Zhejit me Arjan Çanin në “Zonë e Lirë”. Zheji nuk mbërriti në emision dhe pa ditur se biseda e tij me Çanin ishte e dëgjueshme, i tha moderatorit që të hiqte Kastriot Myftarajn nga emisioni duke përmendur edhe fjalë banale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura