VIDEOT E REJA/ Rojet e sigurisë e tërhoqën zvarrë Vuçiçin për ta nxjerrë nga turma

Jul 13, 2015 | 10:34
SHPËRNDAJE

Televizionet serbe kanë publikuar dy video të tjera të sulmit të kryeministrit Vuçiç në Potçar të Bosnjës, gjatë ceremonisë përkujtimore të Masakrës së Srebrenicës.

Vuçiç tërhiqet me forcë nga rojet e sigurisë

Videot tregojnë tmerrin e vërtetë që ka përjetuar Vuçiç, kur ka kaluar në mes të turmës së mbledhur në Potçar. Rojet e sigurisë, në panik të plotë e kanë tërhequr Vuçiçin thuajse zvarrë për ta nxjerrë nga shtegu i ngushtë në mes të turmës.

Edhe vetë Vuçiçi paraqitet i trembur dhe në panik. Siç duket edhe nga videoja situata ishte kaotike dhe rrezikonte edhe jetën e kryeministrit serb. 


Sulmi me gurë dje në Potçar

UPDATE/Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka folur për incidentin në Srebrenicë, ku ai u qëllua me gurë gjatë përkujtimit të masakrës më të madhe të ndodhur në Bosnje.

Kryeministri serb tha se në momentin që ai kishte dëgjuar thirrje fyese ndaj tij i kishte kërkuar rojës së sigurisë që ta ulëte poshtë çadrën në mënyrë që ai të fliste me familjarët e viktimave.

Vuçiç tha se pavarësisht këtij incidenti, ai përsëri ia shtrin dorën popullit boshnjak.

“Kur nisën thirrjet kundër meje dhe hedhjet e gurëve, njëri nga rojet hapi çadrën dhe unë i thashë ta ulëte poshtë sepse do të ishte mirë të flisja vetë me ta. Por gjërat u përshkallëzuan dhe unë mora tre goditje.

Gjithsesi, dora ime mbetet ende e zgjatur për popullin boshnjak. Unë e di se ky sulm ishte i organizuar mirë dhe nga familjarët e viktimave.

Por i bëj thirrje popullit serb që të mos e shohin me urrejtje fqinjët e tyre boshnjak edhe pas këtij akti. Më vjen keq për familjet e viktimave dhe për atë që ka ndodhur”, tha Vuçiç

Lajmi ne Telegraf.rs

***
Gjatë homazheve për Masakrën e Srebrenicës, kryeministri serb, Vuçiç u sulmua disa herë me gurë. 
Lajmi raportohet nga Telegrafi serb, shoqëruar me foto e video nga incidenti. Sipas gazetes, Vuçiç ishte duke vendosur lule në një pllakë përkujtimore, kur u sulmua me gurë nga masa që ishte prezentë.


Nderhyrja ka qenë e shpejt duke e mbrojtur atë dhe duke e shoqëruar per në makinë , por sulmi nuk mund të shmangej për shkak të kontaktit të ngushtë në mesin e njerëzve të cilët rrethuar rrugës.

***
Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç është pritur jo mirë në Srebrenicë. Njerëzit e shumtë të mbledhur për ceremoninë përkujtimore të 20 vjetorit të masakrës kanë lëshuar britma dhe fishkëllima jo mikpritëse ndaj tij.

Foto nga pritja e Klinton

Mediat e Kosoves raportojnë se “Vuçic u prit me britma dhe fishkëllima, por që situata nuk ishte aq dramatike për shkak të nivelit të lartë të masave të sigurisë. Ardhja e kryeministrit të Qeverisë serbe u parapriu kordoni i madh i policisë”, raporton Blic.rs, transmeton zëri.info

 

Ajo që ka mirëpritur Vuçiçin ishte një grua e quajtur Hatixhe Mehmedoviç. Nga ana tjetër, ardhja e delegacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, respektivisht ish-presidentit, Bill Clinton dhe Madeleine Albright është pritur me duartrokitje. 

Klinon uron Vucicin per pjesemarrjen 
“Si një mik, dua të falënderoj Kryeministrin e Serbisë , i cili ka treguar guximin për të qenë këtu prezent në këtë ditë. Është e rëndësishme që ta njohin”.

Këto janë fjalët e ish presidentit Amerikan, Bill Klinton në fjalimin e tij me rastin e 20 vjetorit të masakrës në Srebrenicë të Bosnjës, përcjell Zeri.info

Ai falënderoi sot kryeministri serb Aleksandër Vuçiç i cili , ndër të tjera tha se pret që njëjtë si Vucic të veproi edhe presidenti serb Tomislav Nikolic, shkruan Telegrafi serb.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura