Videoskandali/ Zbardhet dëshmia, çfarë tha Shukri Xhelili në Polici

May 13, 2016 | 13:22
SHPËRNDAJE

“E njoh vajzën prej një viti, ka 3 muaj e punësuar” ka deklaruar ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili sot në Policinë e Dibrës, gjatë marrjes në pyetje, teksa e ka cilësuar ngjarjen inskenim.

Policia e Peshkopisë ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për Xhelilin.

Sakaq, Prokuroria e Dibrës ka shkuar në zyrën e ish-kryetarit të Bashkisë për të sekuestruar kontratën e punës së 20-vjeçares si dhe praktikën e emërimit të denoncueses.

xhelili3

Burimet nga kjo prokurori i thanë ‘Ora News’ se Xhelili do të hetohet në gjëndje të lirë për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ky i fundit u shoqërua sot paradite në polici për të dhënë shpjegimet e tij pasi u përfshi në një videoskandal publikuar dje në media ku shihej teksa i kërkonte favore seksuale një vajze në këmbim të vendit të punës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura