Videoskandali/ Shukri Xhelili tentoi të mbytej në rezervuar, kush e shpëtoi

May 20, 2016 | 9:20
SHPËRNDAJE

Shukri Xhelili, ish-kreu i Bashkisë së Peshkopisë, pas publikimit të videoskandalit, ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

shukri xhelili me gruan

Ky fakt bëhet me dijë për “Gazeta Shqiptare” nga burime të policisë, që thone se pas bërjes publike të videos dhe para arrestimit, Shukri Xhelili ka tentuar t’i japë fund jetës duke u mbytur në rezervuar, në Dibër.

56-vjeçari u arrestua pas videos së bërë publike nga 20-vjeçarja me iniciale A. A., e cila e kishte filmuar atë duke i kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Xhelili u arrestua mbrëmjen e së hënës në Tiranë.

Këtë fakt, Xhelili ia ka pohuar oficerëve të policisë në dhomat e paraburgimit. Po ashtu, ishkryebashkiaku u ka treguar atyre se ka qenë pikërisht bashkëshortja e tij, Tefta Xhelili, e cila e ka ndaluar këtë gjë.

“Ishte bashkëshortja ime që më shpëtoi. Më tha se pavarësisht atyre që kishin ndodhur, ajo më mbështeste”, mësohet t’u ketë thënë Xhelili oficerëve të policisë. Të njëjtat burime sqaruan se 56-vjeçari ndodhet në një gjendje tepër të rënduar psikologjike dhe shëndetësore dhe pikërisht për këtë gjë, është caktuar që në dhomat e paraburgimit ai të qëndrojë i vetëm.

Mësohet se Shukri Xhelilit i është caktuar edhe një psikolog dhe se në dhomën e tij nuk mund të hyjë askush tjetër përveç familjarëve. “Xhelili është në gjendje të rënduar shëndetësore. Ai nuk pranon të hajë apo të pijë gjatë kohës që ndodhet në paraburgim”, thanë për “GSH” burime konfidenciale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura