Videoskandali seksual i Shukri Xhelilit, policia kërkon pamjet filmike

May 12, 2016 | 22:06
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë pas publikimit të pamjeve në emisionin ‘Të paekspozuarit” ku kreu i Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili shihej teksa i kërkonte favore seksuale një vajze të re në këmbim të vendit të punës.

xhelili2-640x355

Madje pamjet treguan edhe momentet kur ai shkoi në një hotel me vajzën dhe u zhvesh…

Policia i ka kërkuar televizionit Ora News pamjet filmike, me urdhër të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Organet e hetimit kanë mbërritur në zyra e televionit për të marrë materialet përkatëse.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura