Videoskandali në spital, reagon QSUT-ja: Shkarkim mjekes dhe sanitares

Feb 1, 2017 | 9:15
SHPËRNDAJE

Pas skandalit të denoncuar në rrjetet sociale, ku në një video të “JOQ” shihej se si mjekët merrnin para për një operacion apandesiti, vjen edhe reagimi i QSUT e cila njofton se kanë nisur procedurat për zgjidhje të menjëhershme të marrëdhënieve të punës për mjeken E.N dhe sanitaren M.K.

sekserja

Njoftimi i QSUT

Drejtoria e QSUT reagon menjëherë pas daljes në mediat online, të pamjeve filmike, ku shfaqen dy punonjëse të stafit mjekësor dhe sanitar në shërbimin e Urgjencës Kirurgjikale, në një akt mitmarrje gjatë ushtrimit të detyrës.

Drejtoria e Përgjithshme e QSUT-së, njofton se është duke zbatuar procedurat e parashikuara nga dispozitat e Kodit të Punës për zgjidhje të menjëhershme të marrëdhënieve të punës për mjeken E.N dhe sanitaren M.K., ndërkohë që çështja po i përcillet organeve kompetente ligjzbatuese si dhe Urdhërit Profesional të Mjekut për ndjekjen e mëtejshme.

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin shërbime mjekësore në QSUT, që të mos hezitojnë për të bashkëpunuar në raportimin dhe denoncimin e çdo rasti korruptiv, në cilindo nivel të shërbimit spitalor.

VIDEO

Mund të shikoni çdo gjë në videon më poshtë. Bëhet fjalë për një operacion të thjeshtë apandesiti, ku një person ka shkuar me urgjencë dhe siç tregon ai që i ka rënë halli, nuk e prekin me dorë pa marrë mjekët e infermieret “racionin” e tyre.

Djali ka arritur të filmojë momentin ku Lonës, njërës prej infermiereve që kishte asistuar në operacion, i ka dhënë 40 mijë lekë. Për të shkuar deri tek ajo, e ka ndihmuar një tjetër infermiere, zonja me bluzë të kuqe, e cila e “instrukton” se nga sa para duhet të marrin doktori e më pas anestezistja.

“50 ia dhashë infermieres, 50 asaj të narkozës, 100 doktorit dhe 40 asaj që shikoni dhe në video. Ajo me të kuqe më tha se nëse doktori pyet, i thuaj që nuk kam paguar asgjë. Asaj i dhashë 200. “Ja jap unë të tjerëve më tha. Ajo me të kuqe infermiere është. Mjeku e ka emrin Edmond”, – thotë ndër të tjera qytetari, i cili ka paguar diku tek 250 mijë lekë (pak më shumë/pak më pak) për një operacion të thjeshtë, gjithmonë, në kuadër të shëndetësisë falas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura