Videoskandali/ Ja kush i merr çelësat e bashkisë, pas arrestimit të Xhelilit

May 21, 2016 | 13:15
SHPËRNDAJE

Pas videoskandalit dhe arrestimit të ish kryebashkiakut Shukri Xhelili, këshilli i Bashkisë Dibër ia ka besuar drejtimin e bashkisë nënkryetarit aktual të kësaj njësie vendore, Et’hem Fida, përfaqësues i PDIU-së.

Shukri Xhelili

Muaj më pare ish kryebashkiaku Shukri Xhelili kishte emëruar si nënkryetar të Bashkisë Dibër, Sali Tërshallën e Et’hem Fidën, i pari përfaqësues i PS-së dhe i dyti i PDIU-së.

“Dy forcat politike, PS dhe PDIU kanë rënë dakort që nënkryetar i parë i Bashkisë Dibër, deri në zgjedhjet e reja lokale të jetë Et’hem Fida, përfaqësues i partive të koalicionit të majtë. Një mundësi tjetër është pezullimi i vendimit të qeverisë nga Gjykata Kushtetuese dhe rikthimi i Xhelilit në detyrë”, bënë me dije burime pranë Bashkisë Dibër.

Të njëtat burime saktësuan se drejtuesit e dy forcave politike, PS dhe PDIU  janë dakortësuar dje që Fida të ketë përgjegjësitë e ish kryetarit Xhelili.

Sipas ligjit nënkryetari i emëruar mund të ushtrojë kompedencat e kryetarit të bashkisë deri në gjashtë muaj. H.Pasha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura