Videoskandali i Xhelilit/ Reagon Ambasadori Lu: Ngjarje e rëndë e skandaloze

May 13, 2016 | 12:23
SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Doland Lu e ka quajtur një ngjarje të rëndë dhe skandaloze shfaqjen e ish-kryebashkiakut të Dibrës në video teksa i kërkonte favore seksuale 20-vjecares në këmbim të vendit të punës.

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu

Në një reagim nga qyteti i Fierit, ku ishte për vizitë, Lu ka theksuar se kryebashkiakët duhet të jenë më të përgjegjshëm.

Shukri Xhelili u shkarkua me vendim qeverie, pas publikimit të videos skandaloze, ndërkohë që më pas u shoqërua në polici, ku po pyetet për ngjarjen në fjalë.

Vetë Xhelili në një prononcim për “Panorama”, pak para ndalimit deklaroi se ishte një “kurth i ngritur nga kundërshtarët dhe ai ra në grackë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura