Videoskandali i Shukri Xhelilit, nisin sulmet denigruese në FB ndaj vajzës

May 14, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Një grup njerëzish të paidentifikuar kanë nisur sulmin denigrues të vajzës që denoncoi Shukri Xhelilin, ish-kreun e Bashkisë së Dibrës.

ANSDFaqja është hapur ditën e sotme me titullin e ulët dhe të paprecedentë “100.000 shqiptarë të flliqim k*rvën e politikanëve A****”.

Nuk dihet se cilët fshihen pas faqes, por ata që e pëlqejnë deri më tani, nga të dhënat, duket se janë edhe militantë të PS-së dhe ndoshta përkrahës të Xhelilit.

DDDDNë faqe ka një fjalor fyes dhe të papërshtatshëm ndaj denoncueses 20-vjeçare që nxori në pah skandalin seksual dhe abuzimin me detyrën të Shukri Xhelilit.

Po kështu, faqja ka publikuar edhe emrin e plotë të denoncueses, si edhe foton e saj, duke shkelur rëndë privatësinë e saj.

Ndërkohë, shumë qytetarë janë solidarizuar dhe kanë nisur t’i bëjnë report faqes, me shpresën se “Facebook” do ta mbyllë.

SI T’I BENI REPORT


Si t’i beni report by gazeta-panorama

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura