Videoskandali/ Disa ministra të përfshirë në afera seksuale?

May 24, 2016 | 11:45
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një foto në profilin e tij në “Facebook”, ku ironizon mënyrën e punësimeve në administratë.

Sali Berisha-ShukriAi ka zgjedhur një karikaturë që portretizon ish-kryebashkiakun Shukri Xhelili, që pret vajza për punësim dhe në vend të tavolinës së punës ka një shtrat.

Fotoja-karikaturë ka ngjallur debat në profilin e Berishës. Mirëpo, ish-kryeministri, teksa i përgjigjet një komentueseje, thotë se Shukri Xhelili është “lule në krahasim me disa ministra të qeverisë, sa i përket punësimeve”, duke akuzuar ata për afera korruptive e seksuale.

“Mirmengjes Klodiana, tablloja eshte me shume logo e punesimit te partise siçiliste se sa nje person i veçant. Keshtu qe ne ate karrike mund te vendosesh fare lehte disa ministra te aleances se qelbesirave,zyrtar tjere te larte te saja. Une ne parlament i thash deputetit siçilist te Dibres se Shukriu esht lule krahasuar me keta qe jane te ulur pas meje fjala ishte per disa ministra qe shkelin çdo kod etik moral ne punesime,me respekt”, shkruan Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura