Videoskandali, zbardhet dëshmia e vajzës në Polici për Shukri Xhelilin

May 15, 2016 | 10:40
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me shkaqet pse vajza 20-vjeçare regjistroi dhe më pas publikoi videon, kur kryebashkiaku i Dibrës i kërkonte favore seksuale për një vend pune.

Nga burime jozyrtare të qytetit të Peshkopisë pohohet se A.Alla është hakmarrë ndaj ish-kryebashkiakut, pasi ky i fundit i ka larguar mamanë nga puna.

shukri-xhelili-640x355

 

Mediat thanë se nëna e 20-vjeçares punonte fillimisht sanitare në Zyrën e Regjistrimit të Peshkopisë dhe pastaj te llixhat e Peshkopisë, ndërmarrje në vartësi të Bashkisë Dibër.

Sipas të njëjtave burimeve rezulton se F.Alla ishte larguar prej disa muajsh nga puna dhe në vend të saj ishte caktuar një person i afërm i familjes së kryetarit të Bashkisë së Dibrës, (i shkarkuar tashmë), Shukri Xhelili.

Kjo pistë nuk është konfirmuar publikisht nga vajza gjatë intervistës që ajo dha në televizionin “Ora News”, ku dhe u transmetua video-skandali me kryetarin e bashkisë.

Vetë 20-vjeçarja deklaroi se ajo e kishte filmuar me iniciativën e saj kreun e bashkisë, pasi ishte përballur me kërkesat e tij për të pasur marrëdhënie intime.

MBROJTJA NGA POLICIA

Identiteti i vajzës u zbulua brenda më pas se 24 orësh nga bërja publike e videos. Mbrëmjen e së enjtes, “Ora Neës” transmetoi me pjesë momentet kur kryetari i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, firmosi një kontratë pune ndaj të resë, edhe pse pa asnjë lloj përzgjedhjeje.

Këtu nisi shkelja e parë e tij, duke pasur parasysh që vetë vajza deklaroi se kishte vetëm arsimin e mesëm dhe e paspecializuar në asnjë fushë. Më pas, kryebashkiaku kërkoi ta puthte e deri te çuarja në hotel e të resë për marrëdhënie seksuale.

Ndonëse identiteti u mbajt sekret, të nesërmen u arrit të zbulohej se cila ishte vajza që e kishte futur në kurth kryebashkiakun, duke bërë që Këshilli i Ministrave të urdhëronte menjëherë shkarkimin e tij.

Përballë presionit në rrjetet sociale, vajza kërkoi zyrtarisht mbrojtjen e saj dhe të familjarëve të saj nga policia, edhe pse nuk raportohet që ndaj këtyre personave të jenë marrë kërcënime direkt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura