Videoskandali/ Babai i vajzës: Jam në gjak me Shukri Xhelilin

May 23, 2016 | 12:52
SHPËRNDAJE

Babai i Anisës, vajzës 20-vjeçare që filmoi ish kreun e bashkisë së Dibrës deklaron se ai është në gjak me Shukri Xhelilin, për të cilin thotë se ka abuzuar me të bijën.

Vajza qe filmoi ish kryebashkiakun e Dibres
Vajza qe filmoi ish kryebashkiakun e Dibres

Në një prononcim për “News 24”, Aqif Alla bën me dije se i ka çuar fjalë sipas Kanunit, familjes së Shukri Xhelilit, ku e njofton se pas asaj që ka bërë me bijën e tij, është tashmë në gjak.

Sipas tij, Shukri Xhelili i ka bërë gjithë të zezat. “Shukri Xhelili më ka bërë gjithë të zezat, tani ka punë me mua dhe jo me fëmijët e mi”- ka thënë ai, duke shtuar se edhe djalin ia kanë hequr nga puna.

Babai i del në krah së bijës, duke thënë se nuk do e pengonte për veprimin që b♪7ri duke e filmuar, edhe sikur ajo t’i kishte treguar më parë.

Edhe më herët, fill pas skandalit, babai i vajzës që denoncoi ish-kreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelilin, duke folur për “Panorama” tha se familja e tij po kalon momente të vështira.

Aqif Alla tha se prej ditësh janë mbyllur në shtëpi, ndersa vajza po kalon depresion të thellë.

“Unë bashkë me tre fëmijët jemi mbyllur në shtëpi. Vajza është shumë sëmurë, është në depresion dhe ne nuk dalim në shtëpia. Videon vajza e bëri se prej kohësh Shukriu e ka përndjekur rëndë. Vajza nuk ka marrë asnjë kacidhe për videon. Kryebashkiaku na ka kërcënuar dhe ia nxirë jetën vajzës. Shukri Xhelili meriton përgjigje sipas Kanunit, por nuk dua t’i lë fëmijët jetim”, tregoi aso kohe Aqif Alla.

Ai më pas i ka bërë thirrje Ambasadës Amerikane që ta marrë nën mbrojtje, pasi shteti nuk po e mbron.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura