VIDEO/Shikoni eksperimentin e studiuesve: Maskat na mbrojnë nga koronavirusi, por jo plotësisht

Oct 22, 2020 | 10:12
SHPËRNDAJE

Studiuesit japonezë thonë se maskat mund të ofrojnë mbrojtje nga grimcat e koronavirusit në ajër, por edhe maskat kirurgjikale më të sofistikuara që përdoren nga profesionistët e shëndetësisë nuk mund të eleminojnë tërësisht rrezikun e ngjitjes së Covid-19.

Shkencëtarët në Universitetin e Tokios ndërtuan një dhomë të sigurt me kokat e manekinëve përballë njëri-tjetrit.

Një kokë, e pajisur me një nebulizer, simuloi kollitjen duke lëshuar grimca të koronavirusit. Tjetri imitonte frymëmarrjen natyrale, me një dhomë mbledhëse për viruse që vijnë nëpër rrugët e frymëmarrjes.

Një maskë pambuku uli marrjen virale nga koka e marrësit deri në 40% krahasuar me atë që nuk kishte fare maskë.

Një maskë N95, e përdorur nga profesionistë të mjekësisë, bllokoi deri në 90%.

Sidoqoftë, edhe kur N95 ishte pajisur me shirit në fytyrë, disa grimca virusi përsëri arritën të futeshin.

Kur një maskë ishte bashkangjitur në kokën e manikinit që kollitej, maskat e pambukut dhe ato kirurgjikale bllokuan më shumë se 50% të transmetimit të virusit.

“Kishte një efekt sinergjik kur marrësi i virusit dhe shpërndarësi i virusit mbanin maska”, shkruajnë studiuesit në një studim të botuar të mërkurën.

Ka pasur një konsensus në rritje midis ekspertëve të shëndetit që virusi COVID-19 mund të përhapet përmes ajrit.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) rishikoi udhëzimet këtë muaj, duke thënë se patogjeni mund të qëndrojë në ajër për orë të tëra.

Një ekip i veçantë i studiuesve japonezë përdorën simulime të super-kompjuterit për të treguar se lagështia mund të ketë një efekt të rëndësishëm në shpërndarjen në ajër të grimcave të virusit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura