VIDEO/ Sherri Muç Nano-Salianji: Je idiot, je zar i vogël, deputeti: Zhvishu lakuriq…

Oct 10, 2018 | 12:40
SHPËRNDAJE

Gazetari Mustafa Nano është përplasur me deputetin e PD-së, Ervin Salianji gjatë emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Mustafa Nano e ka ofenduar deputetin Salianji, duke e quajtur si “dhi e zgjebosur”, “zar i vogël” dhe që ishte penguar që i kishte dhënë dorën në dy raste, pasi nuk e kishte merituar.

salianji-mucnano

Por Salianji ka thënë se këto ishin provokime me qëllim për të hequr vëmëndjen nga skandali i audio-përgjimit të vellait të Ministrit të Brendshëm.

Më tej deputeti i ka thënë: Zhvishu lakuriq, por nuk e tërheq dot vëmendjen.

DEBATI 

Nano: Ju mor ju që mbroni këta, idiot, më dëgjo mua ti, idiot

Salianji: Ju jeni, nga koka te këmbët, e kupton?

Fevziu: Pse e personalizoni tani?

Salianji-Nanos: Po lere mo tani, do më drejtohesh ti mua personale

Nano: Po c’të drejtohem personale ty, ti je një zuzar i vogël, po ca personale kam me ty unë

Salianji: Po cfarë, ca zuzari, nxirre provën, me cfarë prove flet

Nano: Po ti je një xhuxh mo

Salianji: Ma thuaj pak, ku jam zuzar unë, ja ma thuaj, ku

Nano: Ti je një palaço, bashkë  me shokë të tjerë. Nuk doja ta thoja, por më bëri përshtypje se je edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin përpjetë

Salianji: Ma thuaj pak ku, ku?

Nano: Unë të shoh ca bën gjithë ditën mo

Salianji: Po ku ma thuaj pak, do tërheqësh vëmendjen nga kjo, këtë do bësh?

Nano: Ti nuk e ke merituar që të kam dhënë dorën, a e kupton, unë të kam dhënë dorën në nja dy raste, nuk e ke merituar

Nano-Fevziut: Një njeri si ai nuk mund t’i thotë ato fjalë një njeriu si unë që kam 20 vjet që bëj vetëm gazetarin, kam qëndrime, sigurisht, shpeshherë të forta, po nuk lejoj një njeri që të më flasë me ato fjalë, unë e di ca do dalë që ai djalë do përgënjeshtrojë veten, do thotë më kanë blerë disa të tjerë

Video 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura