VIDEO/Pamjet rrëqethëse brenda spitalit COVID2, Manastirliu apelon qytetarët: Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të njerëzve më të dashur

Aug 14, 2020 | 10:58
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video të situatës që është aktualisht brenda spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ose COVID2, ku ka një fluks në rritje të pacientëve të prekur nga virusi i rrezikshëm si dhe të rasteve të dyshuara që po marrin trajtim në këtë spital.

Ministrja Manastirliu ka apeluar për respektimin e rregullave të distancimit fizik, vendosjen e maskës dhe kudesit për higjienën, për të frenuar COVID19.

“Mos rreziko jetën tënde dhe të njerëzve më të dashur! Të gjithë bashkë, t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve ?”, shkruan Manastirliu ne rrjetet sociale.

Shefja e Shërbimit të Pneumologjisë, prof. Silvana Bala ka bërë një apel për qytetarët: “Asnjëherë mos mendoni që kjo sëmundje është e lehtë. Është shumë e rëndë. Këta persona që shihni këtu, kanë qenë të shëndoshë, por në një moment, janë në vështirësi me jetën”, tha prof. Bala.

shefqet ndroqi2

shefqet ndroqi6 shefqet ndroqi5 shefqet ndroqi4 shefqet ndroqi3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura