VIDEO/Njihuni me komandantin, që mburrej për vrasjen e pilotit rus

Nov 28, 2015 | 13:41
SHPËRNDAJE

“Sputniknews” bën profilin e njeriut që mburrej live për rrëzimin e avionit rus dhe vrasjen e dy pilotëve, si u tha në njoftimin paraprak.

rebeliNë një raportim të sotëm, duke iu referuar RT, agjencia shkruan se Alparslan Çelik, është një shtetas turk, i cili thuhet se është djali i kryetarit vendor të Keban, një qytet i vogël në provincën Elazig.

Celik është gjithashtu pjesë e ‘Ujqërve Gri’, një organizatë rinore shpesh e përshkruar si ultranacionaliste apo neo-fashiste.

Organizata është e lidhur me ekstremin e djathtë të Partisë se Lëvizjes Kombëtare (MHP), partia e tretë në vend. MHP ka marrë rreth 12 për qind të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në nëntor.

Të martën, avioni turk F-16 rrëzoi ate rus, duke pretenduar se avioni kishte shkelur hapësirën ajrore të saj.

Zyrtarët rusë dhe piloti, qe i mbijetoi rrëzimit, këmbëngulin se avioni nuk ka kaluar në Turqi. Ekuipazhi, sipas pilotit, nuk ka marrë asnjë paralajmërim para sulmit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura