Video/”Më ka lënë i dashuri, hapuni se do futem”, sherr mes vajzës dhe rojës te kantieri i Moglicës

Aug 18, 2017 | 20:55
SHPËRNDAJE

Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur paraditen e sotme në kantierin e Moglicës, ku disa vajza duket teksa debatojnë dhe zihen me rojet private të kantierit. Siç thotë personi që ka filmuar gjithë skenën, vajzat kërkonin të hynin brenda në kantier, ndërsa rojet nuk i kanë lejuar për shkak se nuk kanë pasur lejen e posaçme. Gjithmonë sipas raportuesit, vajzat thonë se duan futen pasi njëra prej tyre është ndarë nga i dashuri dhe do ta takojë patjetër.

“Më ka lënë i dashuri, hapuni se do futem, thotë kjo, po roja nuk i lë se nuk ka leje. Nuk mund të futet kushdo në kantier”, – shkruan raportuesi pranë JOQ.al. Ne nuk e dimë nëse arsyeja e vërtetë e këtij debati është kjo, ama situata duket mjaft e tensionuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura