Video/”Më jep numrin e telefonit”, shoferin e fugonit e gjen belaja, pasi vajza me biçikletë e tërbon

Aug 18, 2017 | 19:11
SHPËRNDAJE

Një video, ku shihet se si një shofer fugoni ngacmon një vajzë me biçikletë është bërë virale. Edhe pse vajza është përpjekur ta shmangë shoferi nuk ka hequr dorë. Më pas vajza në inat e sipër ka ndjekur fugonin nga pas dhe në momentin që ai ka ndaluar në semafor, ajo i ka tërhequr pasqyrën.

Pasqyra ka përfunduar në tokë copa-copa. E gjithë skena është filmuar nga një person, i cili udhëtonte me motor. Videoja ka marrë shumë komente, ku duhet theksuar se të gjithë mbështesin vajzën.

“Më jep numrin e telefonit”,- janë disa nga fjalët që dëgjohen në video.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura