Video/“Lufta në Lushnjë sapo ka nisur, policia të marrë në mbrojtje familjarët e autorëve”

Oct 14, 2017 | 12:40
SHPËRNDAJE

Gazetari Ferdinand Dervishi ka komentuar ngjarje e rëndë që tronditi të mërkurën qytetin e Lushnjës, ku është shprehur se familjet e autorëve të shpallur në kërkim duhet të merren në mbrojtje. I ftuar në emisionin “Byro” në abcnews, është shprehur se policia duhet ta mbajë në vëmendje qytetin e Lushnjës dhe të veprojë brenda një kohe të shkurtër.

“Meqë mora një informacion nga Lushnja, në funeralet e këtyre dy viktimave ku është dëgjuar se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje situata atje është shumë keq. Kemi një problem të tillë që dy nga krerët e një grupi, dmth ata që qëlluan janë të lirë dhe dy që mendohet se ishin shënjestra e tyre nuk u goditën, pra e kemi këtë çështje të hapur më shumë se ç’pritet. Pra situata në Lushnjë është shumë keq.

Duhen marrë në mbrojtjeje familjarët e krahut që qëlloi aktualisht, për një kohë të gjatë. Duhet kushtuar vëmendje nga policia sikur dhe të çojë forca shtesë. Duhet të marrin familjet dhe t’i sigurojë derisa policia të arrestoje njerëzit etj. Nuk e di ata mund ti kenë bërë këta punë por nuk më tha njeri se i kanë bërë. Për një afat të shkurte duhet bërë punë në Lushnjë” tha gazetari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura