VIDEOLAJM/Dita e Pavarësisë, ja si u festua në Tiranë

Nov 28, 2015 | 11:15
SHPËRNDAJE

Mijëra tullumbace kuqezi kane mbushur qiellin e Tiranës në këtë ditë feste kombëtare. Në ceremoni e menduar me kujdes nga ana e bashkisë së Tranës, që do pasohet me aktivitete të shumta gjatë ditës, përqendruar kryesisht në Dajt.

“Jemi shumë krenarë se ne shqiptarët kur bëhemi bashkë bëjmë gjëra shumë të bukura. Sot është koha të harrojmë të gjitha ndasitë, të gjitha mllefet është koha të bëjmë gjëra të bukura. Ju uroj mirëseardhjen të gjithë atyre që kanë ardhur nga Kosova, Maqedonia, nga treva ku jetojnë shqiptarë dhe kanë zgjedhur Tiranën për festime. Pas zgjedhjeve, sot Tirana është më e madhe dhe rreth 50 aktivitete janë përqëndruar në Dajt. Nesër kemi festime të tjera”, tha Veliaj, në një prononcim për mediat.

 


28 Nentori ne Tirane. festa e bashkise by Gazeta_Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura