VIDEOLAJM/ Ushtria me makina të blinduara në rrugët e kryeqytetit për të monitoruar të pabindurit e orareve të lëvizjes

Mar 21, 2020 | 14:01
SHPËRNDAJE

Forcat e Armatosura vazhdojnë punën e tyre në terren për të monitoruar qytetarët e pabindur ndaj rregullave të qeverisë për tu izoluar.

forcat e armatosura tirane makina izolim koronavirus ushtria1

Makinat e blinduara të ushtrisë shihen duke qarkulluar në rrugët e Tiranës për të displinuar qytetarët.

FA që prej ditës së premte i ka ardhur në mbështetje Policisë së Shtetit për të monitoruar situatën, pasi shumë prej banorëve nuk kanë zbatuar oraret e vendosura nga qeveria për të lëvizur në rrugë.

Ushtria do vazhdojë që të qëndrojë në rrugë çdo ditë nga orët e para të mëngjesit deri pasdite.

Ndërkaq janë njoftuar masa të ashpra ndaj qytetarëve të pabindur, ndërsa kryeministri Edi Rama është shprehur se do ta pësojnë keq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura