VIDEOLAJM/ U kapen duke pirë kafe dhe raki në lokalin me qepen të ulur, shikoni ku fshihen klientët ‘klandestinë’

Mar 24, 2020 | 13:28
SHPËRNDAJE

Aksionet e Policisë së Shtetit tashmë janë fokusuar për të ‘goditur’ qytetarët, automjetet dhe lokalet që shkelin masat e ashpra për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në zonat periferike lokalet e ndryshme shërbejnë kafe ose me qepen të ulur ose me gota kartoni.

E tillë është situata në videon e xhiruar nga Policia e Shtetit, teksa ka kapur një lokal që ushtronte aktivitetin në mënyrë të ‘jashtëligjshme’.

Lokali klandestin-u kapen duke pire kafe

Por nga ky aksion është shoqëruar me momente gazmore, teksa njëri prej klientëve kur policia ka hyrë në lokal është fshehur poshtë banakut dhe është mbuluar me një perde. Ndërkohë që klienti tjetër është fshehur në tualet.

Policia e shtetit e ka vendosur sanksione ndaj pronarëve të këtij lokali.

SHIKO VIDEON GAZMORE

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura