VIDEOLAJM/ Tentoi të kalojë rrugën më vrap, makina e fluturon të riun në ajër! Shpëton mrekullisht

Oct 16, 2020 | 16:28
SHPËRNDAJE

Ky është momenti i frikshëm kur një automjet përplasi një këmbësor në aksin Elbasan-Labinot.

Në pamjet e siguruara nga Panorama.al, shihet momenti kur këmbësori tenton të kalojë rrugën me vrap por përplaset nga automjeti.

I riu “fluturon” në ajër dhe më pas bie në tokë. Menjëherë në ndihmë i erdhën disa kalimtarë të rastit, që vrapuan drejt tij.

Sipas korrespondentit të Panorama.al, i riu u dërgua në spital dhe për fat të mirë arriti t’i shpëtojë aksidentit të rëndë.

Pamjet e këtij aksidenti publikohen nga gazeta për të dhënë një mesazh sensibilizues për qytetarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura