VIDEOLAJM/ Si u qëllua nga RENEA vrasësi i keut të FNSH-së në Shkodër

Oct 5, 2015 | 7:51
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga operacioni 12-orësh, për kapjen e autorit të vrasjes së komandantit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Simon Gjeta. 

Videoja tregon momentet më të rrezikshme të aksionit policor, ku morrën pjesë 250 efektivë policie, 5 autoblinda dhe krerët më të lartë të Policisë së Shtetit. 

Siç duket edhe nga videoja, RENEA sulmoi fillimisht banesën e të kërkuarit, Ruzhdi Arishta, me autoblind duke rrëzuar një pjesë të mureve të saj. 

Në atë moment, Ruzhdi Arishta hap zjarr ndaj repartit RENEA, ndërsa këta të fundit i kundërpërgjigjen. Gjithashtu në video ka edhe momente të aksionit të djeshëm. 

Në video dëgjohen dhe shihet shkëmbimet e zjarrit mes autorit të krimit që tronditi vendin dhe forcave RENEA. 

Ruzhdi Arishta, 56 vjeç, i datëlindjes 26.03.1959,  vrau gjatë aksionit policor ditën e djeshme komandantin e Forcave Speciale të Shkodrës, Simon Gjeta. 

Autori i krimit u qëllua vetëm pas 12 orësh operacion nga reparti RENEA dhe humbi jetën në rrugës për në spital. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura