VIDEOLAJM/ Shkatërrohet ndërtesa, ja çfarë ka mbetur nga godina e Teatrit Kombëtar

May 17, 2020 | 11:37
SHPËRNDAJE

Kjo është gjithçka çfarë ka mbetur nga godina e Teatrit Kombëtar. Ndërsa deri në orët e para të mëngjesit të sotëm ishte e ngritur në këmbë, tani kanë mbetur vetëm gërmadhat.

godina e shembur e teatrit kombetar

Në pamjet e sigurara nga Panorama.al nga brenda perimetrit të ndalur, shihet ndërtesa e shkatërruar në tokë.

Policia ndërhyri në orët e para të mëngjesit të sotëm duke shembur godinën e Teatrit duke i dhënë fund kështu rezistencës 2 vjecare të artistëve që e mbronin.

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar shkaktoi revolte tek qytetarët, aktivistët dhe përfaqësuesit e partive politike, te cilet u perplasne me  policinë e shtetit ne tentative për t’u futur ne perimetrin e Teatrit.

Ditën e sotme janë shoqëruar rreth 37 qytetarë në komisariat, ndërkohë që mes tyre dhe përfaqësues të partive politike dhe një gazetar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura