VIDEOLAJM/ Rama i jep tapinë kushëririt të Xhelal Mziut: Të fala…

Dec 17, 2015 | 7:00
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ishte sot në Kamëz ku shpërndau certifikata legalizimi për disa banorë atje. Një ndër këto certifikata pronësie ishte edhe për një të afërm të kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

Certifikata e pronësisë ishte për Vesel Murat Mziun, por atë e mori nipi i tij. Në momentin që u thirr emri i Mziut në sallë pati edhe ovacione. Kjo e shtyu kryeministrin të shkëmbente batuta me të riun.

Batutat

Rama: S’po të pyes se çfarë e ke atë mikun tim…por s’po të pyes as se kur e ke bo aplikimin, se do ta ket bo baba…

Djali: Po (qesh).

Rama: Atëherë boji të fala babës

Djali: Të fala paç!

Rama:…dhe thuaji që legalizimin e ke nga Edi Rama!

Djali: Faleminderit!

Rama-personit me aftësi të kufizuar: Merr motorin tani dhe drejt e në protestë

Protesta e nesërme e parashikuar nga opozita për t’u mbajtur para Parlamentit nuk mund të mos përmendej nga kryeministri Rama, gjatë një aktiviteti që zhvilloi sot për shpërndarjen e disa lejeve të legalizimit në Kamëz.

Ndërsa po i jepte lejen e legalizimit të shtëpisë një qytetari me aftësi të kufizuar, kryeministri Rama ka bërë një batutë me të, duke i aluduar se “meqë nesër do shkonte në protestë, do ishte mirë mos ta linte motori i karrocës”.

Batutat me qytetarin

Rama: S’po të pyes për kë ke votuar, se dukesh. Merre lejen tani, edhe nesër te protesta, para Parlamentit. Do zoti nuk të le motori.

Qytetari: Faleminderit, do uroja që edhe të tjerët të merrnin lejen.

Rama: Ça do tjetër?

Qytetari: Ça të duash ti?

Rama: Po he çfarë do?

Qytetari: Kam aplikuar tre katër herë, që në kohën tuaj, por asgjë. Kemi çuar letrat atje, po na i kthejnë për një shkronjë gabim, e ne që paguanim çdo herë sa herë aplikonim. Po jua kemi falur, siç na i keni falur ju.

Rama: Foli çik si miza në qyp ky, por na tha se ‘nuk na i dhanë lejet atëherë se kishin punë shumë, por edhe ju na lodhet shumë, se na çuat edhe te noteri’. S’dashkan noter. Noteri duhet për ty, se nesër vjen një tjetër dhe të thotë kush ta bëri këtë, dhe ti e fakton me dokumentin e noterisë.Ti je në rregull, tani e ke lejen e shpisë. Motorin edhe gati për te Parlamenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura