VIDEOLAJM/ Rama batuta me Berishën në shkallët e avionit

Oct 12, 2015 | 15:21
SHPËRNDAJE

Rama pret kombetaren ne Rinas

Posted by Gazeta Panorama Online (live updates) on Monday, October 12, 2015

Avioni i kombëtares u ul në Rinas pak para orës 15 dhe i pari që i takoi kuqezinjtë ishte kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Të parët që u takuan me kreun e qeverisë ishin Presidenti i FSHF-së, Armando Duka dhe trajneri Xhani De Biazi.

Më pas kapiteni Lorik Cana dhe të tjerët.

Por gjatë uljes nga avioni, ajo që ra në sy ishte biseda më e gjatë e Ramës me portierin e kombëtares, Etrit Berisha.

Siç u duk edhe nga mimika, Rama dhe Berisha shkëmbyen batuta mes tyre, ndoshta për shkak të mbiemrit ‘problematik’ të portierit për kreun e Qeverisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura