VIDEOLAJM/ Qytetarët nuk zbatojnë vetëizolimin, Qeveria nxjerr Forcat e Armatosura në terren. Kontroll në çdo lagje dhe…

Mar 20, 2020 | 16:34
SHPËRNDAJE

Forcat e Armatosura kanë zbarkuar në Tiranë për të monitoruar nëse qytetarët i kanë zbatuar urdhrat e qeverisë për shtetrrethim.

ushtria tirane koronavirus izolim

Makinat e blinduara të ushtrisë kanë zbritur në çdo lagje të kryeqytetit për ti ardhur në bashkëpunim Policisë së Shtetit për disiplinimin e qytetarëve.

FA do jetë në terren çdo ditë nga orët e para të mëngjesit deri pasdite duke bërë thirrje me megafon për ndërgjegjësim.

Sipas rregullave të vendosura nga qeveria shqiptare për të parandaluar përhapjen e COVID-19, qytetarët duhet të dalin nga banesa vetëm në oraret e përcaktuara ndërsa automjetet vetëm me autorizim.

Për ata që nuk respektojnë rregullat vendosen gjoba, si edhe masa të tjera administrative.

Vetëm të enjten janë vendosur gjoba për 165 shtetas të cilët nuk respektuan oraret për të lëvizur.

Ndërkohë rrugët dhe sheshet publike janë të monitoruara gjatë gjithë kohës nga policia për të mos lejuar grumbullimin e qytetarëve dhe shkeljen e rregullave nga ana e tyre.

Deri tani në vendin tonë janë 70 të infektuar dhe 2 viktima. Ndërsa s’ka ende asnjë informacion për sa kohë do qëndrojë vendi në shtetrrethim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura