VIDEOLAJM/ Policët u gjenden pranë kolegëve në krye të detyrës! Veç konflikteve me huliganët, duhet të ruhen edhe nga vapa

May 25, 2022 | 14:09
SHPËRNDAJE

Finalja e Conference League, një event i të tilla përmasave që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, ka sjell mobilizim të rreth 2500 forcave të rendit, të cilat do duhet të garantojnë mbarëvajtjen e të gjithë kompeticionit.

Fotografi i Panorama.al ka filmuar dhe disa momente teksa policët e rendit i gjendjen pranë kolegëve të tyre që këto ditë veç përplasjet mes tifozerive, po përballen dhe me motin e nxehtë.

Policët janë filmuar teksa u çojnë ujë kolegëve të tyre të Policisë Rrugore të cilët ndodhen në çdo kryqëzim dhe hyrje të rrugëve që sjellin drejt qendrës.

Një natë më parë forcat e rendit janë përballur me një sfidë të vërtetë teksa u është dashur të shuajnë përpalsjet e forta mes huliganëve të Romës dhe të Feynoordit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura