VIDEOLAJM/ Përmbytjet në Durrës, njerëzit deri në brez në ujë ecin mes shiut, shihni ç’ndodh brenda urbanit

Mar 19, 2018 | 15:40
SHPËRNDAJE

Përsëriten gjithnjë e me keq historitë e përmbytjeve në Durrës. Videot e fundit sjellin situata të dhimbshme, teksa njerëzit të detyruar të mbërrijnë në destinacione, punë apo emergjenca të tjera ecin mes ujit, që u mbërrin deri në brez.

permbytje ne dures

Makinat janë mbuluar nga uji, e sa për dëmet mund të merret lehtë me mend se cfarë ndodh.

Ndërkohë situatë krejtësisht e papranueshme edhe në urbanët e qytetit. Në këtë video të postuar nga JOQ mund të shihni se uji e ka përmbytur gjithë urbanin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura