VIDEOLAJM/ Megaoperacioni italo-shqiptar për trafikun ndërkombëtar të drogës me vlerë 40 mln euro, sekuestrohet gomonia në Vlorë        

Jun 30, 2020 | 12:01
SHPËRNDAJE

Një gomone është kapur në Vlorë në kuadër të megaoperacionit italo-shqiptar ku u arrestuan 37 persona te akuzuar, si pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Në pamjet e siguruara nga Panorama.al shihet gomonia e sekuestruar nga policia në qytetin bregdetar.

Mediat italiane raportojne se gjate operacionit jane sekuestruar 3 tone e gjysmë drogë, e llojit marijuanë, hashash e kokainë, e ndare ne 7 milione doza.

Sipas policise italiane vlera ne treg arrinte ne 40 milionë euro. Operacioni eshte shtrire ne Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.

Nuk ka te dhena rreth identitetit te personave te arrestuar mes te cileve thuhet se ka edhe shqiptare, nderkohe qe policia do te dale ne nje konference per mediat me vone.

“News 24” raporton se 10 persona jane arrestuar ne Shqiperi ne kuader te ketij operacioni, qe ne vendin tone eshte shtrire ne Tirane dhe ne Vlore.

Arrestimet kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit teksa të gjithë të prangosurit ishin pjestarë të grupit kriminal i cili vepronte nga viti 2015.

LEXO: Operacion i madh/ 37 të arrestuar për trafik ndërkombëtar droge me vlerë 40 mln euro. Mes tyre 10 nga Shqipëria

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura