VIDEOLAJM/ Kryeqyteti në shtetrrethim nga frika e koronavirusit, ja si po bëhet dezinfektimi i rrugëve të Tiranës

Mar 16, 2020 | 14:57
SHPËRNDAJE


Në ditën e 8 pas zbulimit të rastit të parë pozitiv me COVID-19, në Tiranë ka nisur procesi dezinfektimi i ambienteve publike.

dezinfektim koronavirus tirane

Në pamjet e siguruara nga Gazeta “Panorama”, shihet momenti i dezinfektimit të trotuaret dhe pemët në rrugën që të çon në rrethrrotullimin e “Zogut të Zi”.

Ndërsa procesi pritet të vijojë edhe në pjesët e tjera të Tiranës. Ndërkohë numri i të prekurve nga koronavirusi është rritur në 51.

Gjithashtu vazhdon të jetë ende në fuqi urdhëri që njerëzit të mos dalin nga shtëpitë por të qëndrojnë brenda si edhe për mos lëvizjen me makina private.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura