VIDEOLAJM/ Krimineli i kërkuar, identik me prezantuesin e BBC-së

Feb 11, 2016 | 17:44
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një transmetimi live në BBC, ku një i kërkuar në arrati ngjason së tepërmi me prezantuesin Jason Mohammed.

Gjatë emisionit “Crimewatch” në BBC u shfaq në ekran fotografia e një grabitësi të rrezikshëm, por shikuesit kanë vënë re ngjashmërinë e jashtëzakonshme mes prezantuesit Jason Mohammed dhe fytyrës që qëndronte pas shpatullave të tij.

Efektivja e policisë, Alice Nicholas publikoi një foto të të dyve në “Twitter” duke e shoqëruar me postimin “Momenti i çuditshëm #Crimewatch”, foto që më pas u shpërnda mijëra herë në përdoruesit e rrjeteve sociale, të habitur nga ngjashmëria e dukshme mes kriminelit dhe prezantuesit Jason Mohammed.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura