VIDEOLAJM/ Ja si u arrestuan 26 anëtarët e bandës së heroinës

Nov 19, 2015 | 14:28
SHPËRNDAJE

Zbardhen momentet e arrestimit të bandës së heroinës, finalizuar një natë më parë me arrestimin e 26 personave.

Grup kriminal prej 26 personash akuzohet se ka shpërndarë 900 mijë euro drogë në Tiranë.

Operacioni i koduar “Epilog”, u zhvillua nën drejtimin e Prokurorisë, pas gjashtë muajsh hetime që kanë zbuluar veprimtarinë kriminale të shitjes së heroinës dhe kokainës në disa rrugë të Tiranës.

Si rezultat i operacionit “Epilog”, i cili është ende në vazhdim, janë ndaluar, arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 35 persona, si anëtarë të një grupi kriminal të strukturuar në shitjen e lëndëve të forta narkotike, heroinë dhe kokainë, në zonat më të frekuentuara të qytetit.

Mes 26 të arrestuarve janë edhe dy vajza, 31-vjeçarja Sonila Dinoshi dhe 28-vjeçarja Aurora Liço, e dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale. Ndërsa një vajzë tjetër 27 vjeçe, me iniciale E.B., është proceduar në gjendje të lirë bashkë me 4 persona të tjerë.


“EPILOG”, arrestimi i bandes se heroines by Gazeta_Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura