VIDEOLAJM/ Berisha pret penallti në fitoren e Lacios ndaj Kievos

Jan 24, 2016 | 17:05
SHPËRNDAJE

Portieri kuqezi, Etrit Berisha ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme, ku Lacio mposhti 4-1 Kievon në kuadër të Serisë A.

Portieri kuqezi ishte në formën më të mirë, teksa arriti të priste edhe një penallti. Në minutën e 83, gjyqtari akordon një penallti në favor të Kievos.

Atë e mori përsipër Paloski, sulmuesi i Kievos i cili goditi në anën e majtë të portierit Berisha. Ky i fundit e kuptoi krahun dhe arriti që ta grushtonte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura