VIDEOLAJM/ Bombola e gazit merr flakë brenda banesës, zjarrëfikësi e merr në dorë dhe e nxjerr jashtë! Shihni momentin e ndërhyrjes

Jan 17, 2022 | 11:49
SHPËRNDAJE

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “10 korriku” në Vlorë. Një bombol gazi brenda një banese ka marrë flakë, por falë ndërhyrjes në kohë të zjarrëfikëses, është parandaluar një shpërthim i mundshëm.

Panorama.al ka siguruar një video nga aksioni i zjarrëfikëses, ku shihet teksa një prej punonjësve ka hyrë në banesë për të bërë të mundur fikjen e flakëve.

Në një moment, punonjësi ka tentuar të mbyllë bombolën e gazit, por sërish flakët nuk janë shuar.

Kjo ka detyruar që punonjësi ta marrë bombolën në dorë, e cila ndodhej në ballkonin e banesës, dhe e ka nxjerrë jashtë.

Kur punonjësi i zjarrëfikëses e nxorri bombolën jashtë, flakët janë fikur, teksa çlirohej gazi brenda saj. Fatmirësisht, bombola nuk shpërtheu, dhe nuk kishte persona të lënduar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura