Videoja që po bën xhiron e rrjetit/ Olta ka folur me bashkëshortin e saj? Aktorja habit me deklaratën e saj: I thashë Dorit që të vijë

Mar 23, 2023 | 11:14
SHPËRNDAJE

Nominimi ‘kokë më kokë’ mes Olta Gixharit dhe Kiara Titos këtë javë ka shkaktuar shumë tension mes banoreve në shtëpi. Teksa të gjithë aludojnë se kush mund ta lërë shtëpinë e famshme, Olta ka shprehur gjithashtu pasiguritë e saj nëse do fitoj apo jo mes këtij nominimi.

Në rrjet po qarkullon një video e aktores ku është duke biseduar me Dea Michele të cilës i thotë se ka folur më bashkëshortin e saj Dorin. Olta u shpreh se i ka thënë partnerit të saj që çfarëdolloj gjëje që të ndodhë në spektaklin e së shtunës ai të gjendet pranë saj.

Nuk dihet nëse aktorja ka komunikuar realisht me partnerin e saj apo ishte një mesazh drejtuar atij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura