Videoja epike që mori 4 milionë shikime/ Një mace bie nga ballkoni i stadiumit, tifozët e shpëtojnë për mrekulli

Sep 12, 2021 | 12:12
SHPËRNDAJE

Një video epike, bëri xhiron e rrjetit, teksa mori plot 4 milionë shikime në pak orë. Një mace gjatë një ndeshje futbolli amerikan në Miami, mori vëmendjen e të gjithëve, teksa u var nga një lartësi e konsiderueshme në ballkonin e stadiumit.

Macja balloni i stadiumit

Pasi qëndroi disa sekonda duke u varur, macja ra poshtë në tribunën ku qëndronin një grumbull i madh tifozësh, teksa u shpëtua për mrekulli nga këta të fundit.

Kjo video u shpërnda me shpejtësi në rrjet, si një moment tepër pikant, që nuk haset shpesh në stadiume. Madje ajo u pasqyrua edhe nga media prestigjioze, amerikane dhe jo vetëm. Për më tepër ndiqni pamjet:

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura