Videoja e sherrit/ Lojtari mik shan tifozët, ja se si ia kthejnë përmetarët

Nov 29, 2015 | 21:27
SHPËRNDAJE

Kartona te kuq dhe sherr ne Permet.

Posted by Kategoria e Dyte on Sunday, 29 November 2015

Ndeshja e futbollit mes Përmetit dhe Domosdovës, e vlefshme për Kategorinë e Dytë është shoqëruar me tensione të larta mes lojtarëve të të dyja skuadrave dhe tifozëve të pranishëm në këtë takim.

Situata u ‘ndez’ në momentin kur kapiteni i ekipit mik ofendoi lojtarët dhe tifozët. Për qetësimin e situatës u desh ndërhyrja e uniformave blu.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se si lojtarët ofendohen mes tyre, ndërkohë që policia ndërhyn për t’i ndarë. Në sfond dëgjohen edhe të sharat e tifozëve. Ndeshja mes Përmetit dhe Domosdovës përfundoi me rezultatin 1-0.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura