Pezullohen policët në Kavajë që rrahën qytetarin me grushte e shkelma fytyrës. Rama: Inkurajojmë denoncimet (VIDEO)

Feb 20, 2015 | 20:57
SHPËRNDAJE

UPDATE-Pas denoncimit në media të dhunës së ushtruar nga një efektiv policie ndaj një qytetari pak para se ai të shoqërohej në ambientet e komisariatit, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur personin që regjistroi videon, ndërsa Policia e Shtetit ka pezulluar efektivët e përfshirë në këtë ngjarje.

Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Rama inkurajon të tjerë qytetarë që të denoncojnë ngjarje të tilla dhune. “Faleminderit qytetarit qe me videon e celularit çoi ne ndeshkimin e sjelljes se patolerueshme te patrulles se policise! Sa me shume te tilla!”,-shkruan Rama në “Facebook”.

Profili i Rames ne “Facebook”

 Nga ana e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit pak kohë pas denoncimit të dhunës në televizioin ‘News24”, deklaroi se ka identifikuar efektivët dhe ka pezulluar punonjësit nga detyra, ndërsa ndaj tyre filloi procedimi administrativ.

“Policia e Shtetit falënderon qytetaret për sensibilitetin që ata tregojnë ndaj çdo shkelje dhe abuzmi me detyrën të punonjësve të policisë dhe njëherazi i fton ata që të denoncojnë çdo rast abuziv që konstatojne tek punonjësit e policisë në detyrë, me qëllim pastrimin e radhëve e Policisë së Shtetit nga punonjës që nuk kanë asnjë lidhje me misionin dhe detyrën që ka Policia e Shtetit”,-thehet në deklaratën e policisë. Lidhur me këtë ngjarje mësohet se edhe prokuroria e Kavajës ka nisur hetimet. 

Më herët, u raportua se një tjetër rast dhune i policisë ndaj qytetarëve nga “News 24”, që duke iu referuar dëshmisë së një qytetari ka publikuar një video, që tregon se si një efektiv i policisë dhunon me grushte një qytetar, pak para shoqerimit te tij ne polici. 

Ngjarja ka ndodhur vetëm një ditë më parë në Kavajë. Në video duken 4 efektivë policie, dy prej të cilëve mbajnë nga krahët një person. Njëri prej tyre e godet me forcë me shkelma në fytyrë, kurse personi i katërt me uniformë policie nuk ndërhyn, por ndjek lëvizjet e kolegëve.

Në sfond, jo larg vendit të dhunës shihet një makinë tjetër policie që pret t’i dorëzohet i sapo shoqëruari.

Pamjet filmike 13 sekondëshe mësohet se janë realizuar me celular nga një qytetar që u ndodh rastësisht në këtë operacion policie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura