Videoja bëhet virale/ Shqiptarja kërcen 5 minuta para lindjes së vajzës: Kështu është kur e ke burrin…

Aug 16, 2018 | 21:42
SHPËRNDAJE

Diola, gruaja e gjinekologut shqiptar, Dardan Baftiu, ka ndarë një moment interesant dhe inspirues për nënat e reja. Në profilin e saj zyrtar, Diola, ka publikuar një video duke vallëzuar me burrin, 10 minuta para lindjes. Çifti duken shumë të ëmbël duke e menaxhuar stresin para lindjes së fëmijës.

Lëvizjet e tilla të ndihmojnë për qetësim, shkruan Diola, krahas videos.

“Ai momenti kur gjinekologu qëllon të jetë burri jot dhe kërcimtar i zoti. Lëvizjet e tilla ndihmojnë në qetësimin psikologjik dhe lindje më të shpejtë.

Theksoj, janë ushtrime të bëra 10min para lindjes së vajzës tonë të tretë. Faleminderit doktor obstetër/gjinekolog Dardan Baftiu”, shkruan Diola /Express

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura