VIDEO/ “Hodhi në kosh hallin e njerëzve të pashtëpi”/ Grida Duma: Puna e vetme e Edi Ramës është…

Dec 3, 2020 | 21:58
SHPËRNDAJE

Duke reaguar pas një video ku kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të tij luajnë basketboll, anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma, thotë se ai ka luajtur me fatet e shqiptarëve, duke qenë puna e vetme për të.

Sipas saj, shumë familje shqiptare kanë prej një viti që nuk kanë çati mbi kokë. Ajo publikon edhe një video mbi raportin e FMN-së, sipas të cilit, Shqipëria ka realizuar vetëm 8% të fondeve për rindërtimin./

Reagimi i plotë:

Pasi ka mbledhur mendjen dhe e ka hedhur hallin e njerëzve të pashtëpi në kosh, Rama ka kohë boll të eglendiset duke bërë kosha!

Luan me top, sepse të luajë me fatet e jetët e njerëzve, ka qenë puna e vetme për të.

“I kemi në dorë, ti mbajmë fort mbërthyer e varur dhe pastaj të bëjmë një …..pasim!

Koha le të kalojë, ka boll kohë të bëjë filmime e spote se si nuk ja marrin dot duke bërë kosh!

Ka kohë sa të duash, se ata që presin një çati mbi krye mbi një vit me kokën jashtë, u mësuan”.

Ironi me pasojë fate e jetë shqiptarësh!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura