VIDEO+FOTOT/ Incidenti në Kinë, ç’ndodhi me ‘valixhen bërthamore’ të Trumpit

Feb 20, 2018 | 14:52
SHPËRNDAJE

Incident gjatë vizitës së presidentit amerikan Trump në Pekin. Shkak per “perplasjen”, mes agjentëve amerikanë dhe kinezë të sigurisë sapo Trump zbriti ne Aeroport eshte bere personi me valixhen e dyshimte qe shoqeronte presidenton amerikan ne distance.

Mediat e huaja, pas raportimit te pare te bere nga “Axios” kane shkruar gjeresisht per kete incident, si nje perplasje edhe mes dy fuqive te medha.

Ajo qe u be molle sherri ishte valixhja ‘Nuclear football’ , qe mban kodet sekrete per nje sulm berthamor dhe duhet të jetë gjithmonë pranë presidentit të SHBA. Keshtu ka ndodhur edhe ne Kine, kur Donald Trump u fotografua teksa një zyrtar ushtarak me valixhen në dorë e ndiqet ate në çdo lëvizje të tij.

4

Behet fjale per viziten e dates 9 nëntor kur Trump dhe Melania ishin të fuar në sallën e madhe të popullit, në sheshin Tienanmen, në tempullin e pushtetit kinez, i blinduar nga një numër i madh policësh.

“Cifti presidencial u fut pa problem, por zyrtari me valixhen e dyshimte u ndalua në një kalim sigurie, ndërsa kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk kuptoi asgjë.

Ketu nderhyri një tjetër zyrtar qe sinjalizon gjeneralin John Kelly, shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë.

Ai rikthehet tek hyrja dhe urdhëron njerëzit e tij të bëjnë përpara bashkë me valixhen. Nderkohe qe autoritetet e sigurise kineze kapen në befasi. Njëri prej tyre kap nga krahu gjeneralin, i cili e shtyn dhe vazhdon përpara.

Nuk përfundon me kaq dhe situata u tensionua më tej, kur një agjent i shërbimeve sekrete amerikane sulmoi pjesëtarin e sigurisë kineze, duke e shtrirë në tokë, ndërsa grupi i drejtuar nga Kelly, bashkë me zyrtarin që mbante valixhen, arritën tek presidenti.

3 2 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura