VIDEO+FOTO/ U largua nga studioja pasi qëlloi me shuplakë Fationin, Ana “braktis” Për’puthen! Produksioni kontakton me shoqet e saj dhe i thonë se…

Nov 23, 2020 | 22:59
SHPËRNDAJE

Një nga konkurrentet më të komentuara në “Për’puthen”, Ana Lleshi nuk është paraqitur në emisionin e sotëm, pasi u largua papritur të premten.

pjimage (32)

Gjithçka nisi pas takimit të Fationit me Melisën, gjë që nuk i pëlqeu shumë Anës, e cila teksa komentonte takimin e tyre u shfaq me disa rezerva. Ajo madje tha edhe se Melisa shihet si “objekt seksi” nga Fationi.

Ndër të tjera, ajo  kishte shkruar edhe disa kritika për Fationin që do i lexonte live në emision, por për shkak të kohës televizive iu kërkua nga produksioni ta lexonte të hënën, pra sot.

Mirëpo, Ana nuk e ka pranuar këtë vendim, ajo u largua nga skena, por para se të dilte goditi me shuplakë Fationin.

Ditën e sotme në nisje të emisionit moderatorja, Bora Zemani tha se Ana nuk kishte pranuar të rikthehej në “Për’puthen”, të paktën këtë episod.

Gjithashtu ajo tha se Ana nuk kishte dashur të fliste me asnjë, teksa produksioni kishte komunikuar me shoqet e saj, që kishin pohuar se Ana dëshironte të qëndronte vetëm.

Nuk dihet ende nëse Ana do largohet përfundimisht nga “reality” apo do rikthehet kur të ndihet gati, por mbetet për tu parë.

ana lleshi maris lika melisa lleshi (7) ana lleshi maris lika melisa lleshi (2)

ana 1 ana 2 ana 3 ana 4 ana 5 ana 6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura