Video+foto/ Skënderbeu-Partizani në pikëpyetje, shikoni si është situata në stadiumin e Korçës dy orë para ndeshjes

Jan 16, 2021 | 12:29
SHPËRNDAJE

Është planifikuar për t’u luajtur ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit ditën e sotme duke filluar nga ora 13:30, në qytetin e Korçës.

skenderbeu stadium (1)

Stadiumi “Skënderbeu” është i mbuluar nga dëbora, që ka pushtuar vendin. Në këtë situatë, ndeshja është në pikëpyetje nëse do të zhvillohet apo jo.

Në fotot dhe videon e siguruar nga “Panorama Sport”, në orën 11:30, shihet teksa po punohet për pastrimin e borën nga fusha, në mënyrë që të jetë gati për zhvillimin e ndeshjes.

stadiumi skenderbeu pastrohet bora (1)

Pak para orarit, arbitri dhe delegati i ndeshjes, do të vendosin nëse ndeshja do luhet sot apo jo, në rast se nuk zhvillohet ditën e sotme do të luhet ditën e nesërme në të njëjtin orar. PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura