VIDEO+FOTO/ Policia jep detajet e aksidentit, si u përplas ambulanca me pacientin brenda me mjetin tip “Benz”. Ja sa persona u plagosën

Jan 24, 2021 | 19:46
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrogozhinë, ku një ambulancë është përplasur me një mjet tip “Benz”.

Policia raporton se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Bishti i Zhurit’ dhe si pasojë të plagosur kanë mbetur 6 persona, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Bëhet e ditur se autoambulanca e cila ishte më shpejtësi, po transportonte drejt spitalit një të sëmurë, i cili po ashtu është plagosur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Kavajë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, janë përfshirë në përplasje ambulanca e spitalit të Fierit me drejtues shtetasin F. B., dhe pasagjer shtetasin E. M., me mjetin me drejtues shtetasin L. D., dhe pasagjerët shtetasit J. D., E. M., dhe J. B. Si pasojë e aksidentit janë dërguar në spital 6 shtetas për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksidenti logo

i-plagosur-elbasan-ambulanca

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura