VIDEO&FOTO/ Ndizet festa, lojtarët kuqezinj u bashkohen tifozëve

Oct 12, 2015 | 17:37
SHPËRNDAJE

Festa e Kuqezinjve

#VIDEO-Lojtaret e Kombetares i bashkohen festes te sheshi “Nene Tereza”

Posted by Gazeta Panorama Online (live updates) on Monday, 12 October 2015

Pas takimit me Presidentin Nishani, lojtarët e Kombëtares shqiptare të Futbollit u janë bashkuar tifozëve në sheshin “Nënë Terez”. Ata kanë folur me radhë për kualifikimin e Shqipërisë.

I pari ka qenë Lorik Cana, kapiteni i skuadrës, i cili ka falënderuar tifozët për mbështetjen gjatë këtyre eliminatoreve. 

Më pas fjalën e ka marrë De Biazi, i cili nuk ka thënë shumë veçse “Kuqezi, Kuqezi!”. I vetmi moment delikat ishte momenti kur Armand Duka, kreu i FSHF-së mori fjalën. Ai vërshëllye nga shumë tifozë. 

Festa Kuqezi

#VIDEO -Festa kuqezi në sheshin “Nënë Tereza”

Posted by Gazeta Panorama Online (live updates) on Monday, 12 October 2015

Sheshi “Nënë Tereza” është mbushur me mijëra tifozë kuqezinj, të cilët po festojnë si asnjëherë më parë kualifikimin e Kombëtares Shqiptare në Euro 2016. 

Tifozet-kater
Tifozet
Shesh-Foto

Albania-Nation Team
Albania-Nation Team

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura