VIDEO+FOTO/ Brenda kampit të Muxhahedinëve në Shqipëri, ambientet gjigande me kalçeto dhe dentist

Oct 22, 2018 | 15:43
SHPËRNDAJE

Kampi-Muxhahedinet-ne-Shqiperi-Panorama2Pranimi i Muxhahedinëve në Shqipëri dhe vendosja e tyre në kapin e ndërtuar në Manzë të Durrësit, është shoqëruar me hije misteri dhe për shkak të masave të larta të sigurisë.

Ambientet ku janë akomoduar  si dhe numrin real të përfaqësuesve të  MEK, që jetojnë në Shqipëri është mbajtur gjithmonë sekret.

Kampi-Muxhahedinet-ne-Shqiperi-Panorama4

Një vizitë e delegacionit të lartë nga Parlamenti Federal Gjerman, është bërë shkaku i publikimit për herë të parë të ambienteve të brendshme të kampit ku jetojnë Muxhahedinët në Shqipëri.

Në zonën Manzës së Durrësit, Muxhahedinët kanë ndërtuar një qyteze më vete, ku kanë brenda të gjitha shërbimet.

Nga fotot vihet re se Muxhahedinët kanë ndërtuar një kompleks, për kalçeto, salla interneti, mobilieri.

Kampi-Muxhahedinet-ne-Shqiperi-Panorama7

Po ashtu brenda kampit ka dentist, salla për të marrë mjekime si dhe salla gjigande konferencash.

(KLIKO MBI FOTO PER TI PARE NE MADHESINE ORIGJINALE)

Qeveria shqiptare nuk ka publikuar të dhëna të sakta për numrin e Muxhahedinëve që jetojnë në Shqipëri, por sipas INSTAT në një raport të publikuar në vitin 2016, numri i tyre arrin rreth 4 mijë.

Kampi-Muxhahedinet-ne-Shqiperi-Panorama13

Vizita delegacionit

Një delegacion i lartë nga Parlamentit Federal Gjerman, që përfshinte Prof. Dr. Rita Sussmuth, ish Presidente e Parlamentit Federal Gjerman (1988-1998), Otto Bernhardt, ish anëtar i Parlamentit Federal Gjerman (1988-2009) dhe i Bordit të Fondacionit Konrad-Adenauer, Martin Patzelt, Anëtar i Parlamentit Federal Gjerman, Komiteti për Familjen, Gratë dhe Rininë, dhe Thomas Nord, Anëtar i Parlamentit Federal Gjerman, Komiteti për Punët e Bashkimit Europian, udhëtuan për në Shqipëri për të vizituar kompleksin e Muxhahedinëve iranianë në Manzë, Durrës, dhe për të marrë pjesë në një konferencë në Tiranë, me titullin: “Kërcënimet e fondamentalizmit islamik, dhe sponsorizimi shtetëror i terrorizmit nga regjimi iranian në Europë dhe Ballkan”.

Delegacioni gjerman vizitoi kompleksin e banimit të Muxhahedinëve iranianë, në Manzë, Durrës, dhe bisedoi me anëtarët e MEK rreth kushteve të tyre kohët e fundit. Dr. Sussmuth, dhe delegacioni gjerman, i cili ka luajtur një rol aktiv në transferimin e anëtarëve të MEK nga Iraku në vendet europiane, gjatë vizitës në vende të ndryshme të kompleksit, shprehën mirënjohjen e tyre që anëtarët e MEK ndodhen në një vend të sigurtë.

Në emër të delegacionit, Prof. Rita Sussmuth i dhuroi një pikturë të madhe të Parlamentit Federal Gjerman anëtarëve të MEK, si shenjë të mbështetjes së Parlamentit Federal Gjerman për rezistencën iraniane, dhe uroi që Irani të çlirohej sa më shpejt, dhe anëtarët e MEK të ktheheshin në vendin e tyre.

Në këtë vizitë, anëtarët e delegacionit gjerman vrojtuan zhvillimet në ndërtimin e kompleksit, të mrekulluar nga fakti që banorët kanë mundur të arrijnë kaq shumë në një kohë kaq të shkurtër dhe vetëm me shpenzimet e veta. Delegacioni ishte gjithashtu i impresionuar nga zgjedhja vullnetare e anëtarëve të MEK, kauza e të cilëve është liria e popullit iranian dhe zhdukja e regjimit diktatorial në Iran.

Në fjalimin e tij drejtuar anëtarëve të MEK, Otto Bernhardt, ish zëvendës ministër dhe anëtar i bordit të fondacionit Konrad Adnauer nga Partia Demokratike Kristiane tha: “keni bërë rrugë të gjatë, por distanca drejt objektivit tuaj është e shkurtër. Stacionet tuaja të mëparshme ishin Ashraf dhe Liberty dhe tani Shqipëria, por objektivi final është liria e Iranit dhe ne, së bashku, do ta arrijmë këtë objektiv.”

Rita Sussmuth, ish-Presidentja e Parlamentit Gjerman, tha: “ju gëzoni lirinë në Shqipëri, liri e cila ju mohohej në Irak për shkak të shtypjes. Gjallëria dhe shkathtësia juaj më motivojnë shumë dhe janë shenja të besimit që keni në objektivat tuaja, që përfshijnë një Iran pa diktator. Vazhdoni me përpjekjet tuaja dhe unë do të jem gjithmonë me ju.”

Thomas Nord, Anëtar i lartë i Parlamentit Federal Gjerman, tha: “një nga pyetjet që i kam bërë gjithmonë vetes është si munden disa njerëz, pasi kanë luftuar për dekada të tëra për liri e demokraci, të jenë ende plotësisht të motivuar. Sot, gjatë vizitës sime në kompleksin tuaj, e gjeta përgjigjen. Pashë kaq shumë njerëz të vetëmohuar të cilët kanë sakrifikuar kaq shumë me vullnetin e tyre, për të luftuar kolektivisht për liri.”

Martin Patzelt, Anëtar i Parlamentit Federal Gjerman, tha: “Shqipëria, vendi që ka mirëpritur MEK-un, shquhet për një veçori të saj, dhe kjo veçori është bashkëjetesa paqësore midis feve të ndryshme. Marrëdhënia juaj aktive dhe miqësore me shoqërinë shqiptare në fusha të ndryshme është e mrekullueshme. Shpejtësia dhe cilësia e zhvillimeve tuaja në ndërtimin e vendbanimit të ri është një tregues i vullnetit që keni për të liruar Iranin.”

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura